Aktualitet

Aksidentohet brigadieri në minierën e Bulqizës, dërgohet në spital

Policia bën me dije se i plagosuri është 34-vjeçari me inicialet N. A me detyrë brigadier.

9 Gusht 2024, 16:25 Nga N.F
Aksidentohet brigadieri në minierën e Bulqizës, dërgohet
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 34-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme gjatë punës në minerën e Bulqizës. Policia bën me dije se i plagosuri është 34-vjeçari me inicialet N. A me detyrë brigadier.

Më tej në njoftim bëhet me dije se i plagosuri është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë;

Bulqizë/Iinformacion paraprak Më datë 09.08.2024, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës shtetasi N. A., 34 vjeç, me detyrë brigadier në këtë subjekt.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

bulqize miniere brigadier plagosje

Sondazh

Poll