Bota

Rrëzimi i avionit në Brazil/ Momenti kur presidentit Lula da Silva merr vesh për aksidentitn tragjik, ndërpret fjalimin dhe mbanë një minutë heshtje

Madje, da Silva e ndërpreu edhe fjalimin e tij në një ngjarje kur mori vesh për aksidentin.

9 Gusht 2024, 22:43 Nga E. D
Rrëzimi i avionit në Brazil/ Momenti kur presidentit Lula da Silva
Luiz Inacio Lula da Silva

BRAZIL- Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 62 pasagjerë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva. Madje, da Silva e ndërpreu edhe fjalimin e tij në një ngjarje kur mori vesh për aksidentin.

“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, tha lideri brazilian në një deklaratë në X.

Aeroplani me 62 persona në bord që u rrëzua në Vinhedo (SP) këtë të premte bëri një kthesë të fortë në momentet e fundit të fluturimit dhe ra afërsisht 4000 metra në rreth 1 minutë, sipas informacionit nga platforma e monitorimit të avionit Flightradar.

Avioni, i cili i përket kompanisë Passaredo, u ngrit nga Cascavel (PR) në orën 11:56 dhe duhej të ulej në Aeroportin Guarulhos (SP) në orën 13:50. Sipas platformës, avioni u ngrit derisa arriti në 5000 metra lartësi në orën 12:23 dhe vazhdoi në atë lartësi deri në orën 13:21, kur filloi të humbiste lartësinë.

luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll