Bota

Paralajmërim për protesta qytetare në Serbi/ Vuçiç: Rusia më ka njoftuar për trazira të iniciuara nga perëndimorët

Gjithashtu Vuçiç u shpreh se Serbia vazhdimisht po ecën përpara dhe ata nuk mund dhe nuk do ta ndalojnë atë.

9 Gusht 2024, 22:19 Nga E. D
Paralajmërim për protesta qytetare në Serbi/ Vuçiç:
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitjet për trazira masive të iniciuara nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore. 

I pyetur për përgatitjet perëndimore për një grusht shteti në vend, ai tha “Sot morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse”. Gjithashtu Vuçiç u shpreh se Serbia vazhdimisht po ecën përpara dhe ata nuk mund dhe nuk do ta ndalojnë atë.

“Informacioni është siguruar përmes kanaleve formale dhe ne po punojmë për ta zgjidhur atë. Për këtë është përgjegjës Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, përveç kësaj, njerëzit në qeverinë serbe dhe agjencitë e tjera që janë të specializuar për këto gjëra janë duke bërë punën e tyre. Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë do të dështojnë. Serbia vazhdimisht po ecën përpara dhe ata nuk mund dhe nuk do ta ndalojnë atë. Ata nuk do të mund ta ndalojnë më kurrë. Ky është mesazhi im për të gjithë, dhe njerëzit tanë nuk kanë asgjë për tu shqetësuar”, përfundoi ai.

Më herët, gazeta Vecernje Novosti raportoi se anëtarët e opozitës serbe ishin të gatshëm të përfitonin nga protestat në Beograd të planifikuara për 10 gusht për të pushtuar pallatin presidencial, për të eliminuar kreun e shtetit dhe për të nisur të njëjtin skenar si në Ukrainë.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll