9 Gusht 2024, 22:45
Nga N.F
Narges Mohammadi
IRAN- Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, dhe disa të burgosura të tjera në burgun famëkeq Evin të Teheranit, janë lënduar në fillim të kësaj jave gjatë përleshjeve që shpërthyen në burg, pas rritjes së ekzekutiveve, tha familja e Mohammadit.
Burri i Mohammadit, Taghi Rahmani, tha se Mohammadi kishte telashe me frymëmarrjen dhe dhimbje të mëdha në gjoks, pasi ishte goditur në gjoks. Si pasojë, ajo u dërgua në klinikën e burgut për mjekim.
Rahmani, i cili foli për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit nga Parisi, tha se disa gra u sulmuan nga rojet e burgut gjatë përleshjeve që ndodhën më 6 gusht. Gratë e lënduara u dërguan në klinikën e burgut për mjekim dhe më pas u rikthyen në qelitë e tyre përkatëse.
Rahmani tha se agjencia e lajmeve e Gardës Revolucionare të Republikës Islamike pretendoi se përleshja ishte rebelim, por sipas tij, duhet të bëhet e qartë se ajo ishte vetëm një protestë, gjatë të cilës gratë në burgun Evin brohoritën në oborrin e burgut kundër dënimit me vdekje.
Ai shtoi se ai dhe familja e Mohammadit janë të brengosur për shëndetin e saj, në veçanti për shkak se ajo ishte goditur në gjoks. Mohammadi ishte operuar në vitin 2022 për shkak të arterieve të bllokuara.
Rahmani tregoi se Mohammadi, e cila është e njohur për ngritjen e zërit për lëvizjen Gra, Jetë, Liri, nuk është në gjendje ta kontaktojë motrën e vet në Iran dhe se nuk është lejuar t’i kontaktojë as fëmijët e vet që dy vjet e gjysmë. Ajo nuk ka pasur kontakt as me avokatin e saj.
“Këto kufizime na bëjnë të shqetësohemi për gjendjen e saj në pavijonin ku edhe gratë e tjera po përballen me kushte të vështira”, tha Rahmani për REL-in.
Më herët, familja e Mohammadit e publikoi një komunikatë për këtë përleshje. Sipas saj, disa gra që po qëndronin përballë forcave të sigurisë u rrahën brutalisht. Gratë në burgun Evin kanë protestuar vazhdimisht kundër ekzekutimeve në Iran, sipas komunikatës, dhe pas ekzekutimit të Reza Rasaei, disa të burgosura u mblodhën në oborrin e burgut për ta ngritur zërin e tyre, duke bërë thirrje kundër dënimit me vdekje.
Autoritetet iraniane e pranuan se kishte konfrontim më 6 gusht, por e fajësuan Mohammadin për “provokim” dhe e mohuan është rrahur ndonjë e burgosur.
Mohammadi, 52-vjeçare, ka dekada që e ngre zërin për të drejtat e njeriut në Iran dhe 20 vjetët e fundit i ka kaluar herë në burg, e herë jashtë tij. Ajo është dënuar pesë herë me burgim prej marsit 2021 dhe tani po e vuan një dënim me 12 vjet burgim për “përhapjen e propagandës” kundër republikës islamike.
Grupi Iranian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Norvegji, tha se 29 njerëz u ekzekutuan në dy burgje në Karaj të Teheranit vetëm më 7 gusht. Rasaei, 34 vjeç, ishte burri i 10-të që u ekzekutua nga Irani në lidhje me protestat “Gra, Jetë, Liri”, të cilat shpërthyen pas vdekjes së një gruaje në paraburgim. Gjyqësori iranian tha se Rasaei u ekzekutua më 6 gusht./ REL
narges mohammadi iran fituesja e nobelit
Bota
9 Gusht 2024, 22:33
N.F
Kisha
VJENË- Vjena është pushtuar nga muzika e Taylor Swift ditëve të fundit, deri në atë pikë sa edhe di...
Bota
9 Gusht 2024, 22:19
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitj...
Bota
9 Gusht 2024, 22:25
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Ky korrik ishte muaji më vdekjeprurës për civilët ukrainas që nga tetori i vitit 2022...
Bota
9 Gusht 2024, 22:02
E. D
Donald Trump
SHBA- John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, thotë se komentet e fundit të kandidatit t&e...
Bota
9 Gusht 2024, 21:54
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka rrëfyer një histori për gazetarët në lidhje me një ulje emergjente të ...
Bota
9 Gusht 2024, 21:42
N.F
Kirby
SHBA- Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “ekstremistët”, përfshirë Izraelin, që t&rsquo...
Bota
9 Gusht 2024, 21:16
N.F
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza thotë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ib&e...
Bota
9 Gusht 2024, 21:16
E. D
fotot ilustruese
IRAN- Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që synon të ndikojë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara...
Bota
9 Gusht 2024, 21:01
E. D
pamje nga aksidenti
BRAZIL- Të gjithë në bordin e avionit Voepass që u rrëzua në shtetin brazilian të São Paulo k...
Bota
9 Gusht 2024, 20:19
N.F
MAQEDONI- Banorë të një lagjeje pranë Gostivarit, prej nga ka origjinën familja 19-vjeçarit Beran Aliji, i dyshuar për pl...