Aktualitet

Përfundon protesta në Thumanë/ Lirohet aksi i bllokuar, protestuesi: Të zbatohet projekti fillestar, rreth 80 mijë banorë janë përjashtuar nga rruga

Protesta si herët e tjera u zhvilluar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës, ku dy nga protestuesit përfunduan edhe të gjakosur.

8 Gusht 2024, 19:26 Nga r.ll
Përfundon protesta në Thumanë/ Lirohet aksi i bllokuar,
protesta

THUMANË- Ka përfunduar protesta e zhvilluar pasditen e sotme nga banorët e Thumanës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës dhe kërkojnë akses siç është parashikuar në projektin fillestar.

Protesta si herët e tjera u zhvilluar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës, ku dy nga protestuesit përfunduan edhe të gjakosur. Një nga qytetarët është shprehur se ata po kërkojnë nga qeveria vetëm të zbatohet projekti fillestarë që ka hyrje dalje në Fushë-Krujë dhe Thumanë. Ai tha se ata janë të gatshëm të paguajnë për punimet, mjafton që kryeministri të japë lejen.

“Ajo çka ne si banorë kemi kërkuar është të zbatohet projekti, projekti në fazën fillestarë të tij ka parashikuar të ketë hyrje-dalje në Fush-Krujë por edhe ne Thumanë. Kto hyrje-dalje që janë parashikuar, janë hequr nga projekti fillestar është bër nje projekt tjetër i ri. Me sa duket projekti është vetëm përfitimi i qeverisë. Nuk është parashikuar  që të kenë akses qytetarët e Krujës, Thumanës, Nikles, Fushe-Krujës, ku në total janë rreth 80 mijë banorë.

Pra 80 mijë banore përjashtohen nga rruga vetëm të vidhet taksa e rrugës. Ne i kemi parashtruar kërkesat tona tek Ministria e Infrastrukturës dhe tek kryeministri Edi Rama. I kemi kërkuar vetëm të bëhet hyrje dalja me pagesë siç është trau më para dhe në Rinas. Ne i kemi dhënë dhe një zgjidhje që nëse qeveria nuk ka fonde, nuk ka para, jemi vendosur vetë si bisnese të paguajmë të hapim rrugën vetëm qeveria të japë lejen."- u shpreh qytetari.

Ahtu si në tre protestat e shkuara ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë. Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa dhe tu krijohet aksesi, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër dhe si pasojë po ju falimentojnë edhe bizneset Por deri më tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

 

protesta ne thumane

Sondazh

Poll