Bota

Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, shkak prononcimet lidhur me dhunën ndaj Medi Isenit ku u përfshi Noizy dhe Stresi

Këtë e bën të ditur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), me një njoftim, ku dënon kërcënimin ndaj zëdhënësit.

8 Gusht 2024, 21:00 Nga S.B
Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë së
Shkodran Nikçi dhe Noizy

KOSOVË- Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi është kërcënuar. Këtë e bën të ditur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), me një njoftim, ku dënon kërcënimin ndaj zëdhënësit.

Sipas ZKPSH, kërcënimet vijnë si rrjedhojë e përfshirjes për shkak të detyrës së Nikçit në rastin e rrahjes brutale të Medi Isenit. Sipas njoftimit Prokurori i Shtetit të Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do ndërmarrë të gjitha veprimet në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi apeloi dhe kërkoi bashkëpunim nga ana e Noizyt që të paraqitet tek organet kompetente për tu marrë në pyetje në momentin kur reperi u shpall në kërkim. Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit.

Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Noizy aktualisht ndodhet nën arrest së bashku me Dj e tij, ndërkohë që reperi Stresi është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.

shkodran nikçi noizy medi iseni stresi

Sondazh

Poll