Bota

Një humbje për biodiversitetin/ Gjendet e ngordhur breshka më e madhe e detit në botë, ngeci tek litari nën ujë

Breshka me peshë rreth 300 kilogramë dhe 2 metra e gjatë, ishte parë ditë më parë duke notuar në ujërat e Versilias.

8 Gusht 2024, 19:43 Nga S.B
Një humbje për biodiversitetin/ Gjendet e ngordhur breshka më e
Breshka më e madhe në botë

ITALI- Breshka më e madhe e detit në botë, një Lute e species Dermochelys coriacea, u gjet e ngordhur në ujërat e Versilias. Gjetja paraqet një humbje serioze për biodiversitetin detar.

Breshka me peshë rreth 300 kilogramë dhe 2 metra e gjatë, ishte parë ditë më parë duke notuar në ujërat e Versilias. Personeli i Njësisë Detare të degës Marina di Carrara të Guardia di Finanza vuri re se breshka kishte qafën të lidhur në majë të një kundërpeshe nënujore, duke e bërë të pamundur ngritjen e saj.

Punëtorët e Guardia di Finanza u zhytën për të liruar trupin e breshkës dhe për ta transportuar atë në portin e Viareggio. Një vinç ngriti zvarranikun detar dhe e vendosi në një furgon që i përkiste operatorëve të WWF Viareggio, të cilët kishin mbërritur nga qendra e ndihmës së parë Ronchi në Marina di Massa.

Një humbje për biodiversitetin/ Gjendet e ngordhur breshka më e
Dermochelys coriacea

Sipas një shënimi të WWF, “ky zbulim i trishtuar, i shkaktuar, pa dashje ose me vetëdije, përfaqëson një humbje të madhe për biodiversitetin e deteve tona.” Trupi i pajetë i breshkës madhështore tani do të transferohet në Istituto Zooprofilattico Sperimentale në Piza.

Këtu, së bashku me ARPAT të Livornos dhe Universitetin e Sienës, do të analizohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Nga hetimet e para dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga ngatërrimi në pajisjet e zhytjes.

breshke deti itali

Sondazh

Poll