Aktualitet

Vrasja e të moshuarit në azilin privat në Tiranë, policia ndalon kryeinfermieren dhe infermieren që ndodheshin në turn

78-vjeçari me emrin Zyhdi Shehu ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

8 Gusht 2024, 16:50 Nga r.ll
Vrasja e të moshuarit në azilin privat në Tiranë, policia
azili

TIRANË- Policia ka ndaluar kryeinfermieren dhe infermieren të cilat kanë qenë në turn në azilin privat ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas raportimeve, dy punonjëset e azilit akuzohen se kanë fshur ngjarjen. Pas vrasjes së ndodhur ata nuk kanë lajmëruar policinë por agjencinë funerale.

78-vjeçari me emrin Zyhdi Shehu ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Veshon duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Polica vuri me në pranga menjëherë 78-vjeçarin.

Sherri mes tyre ka nisur, pasi dyshohet se 82-vjeçari ndodhej në krevatin e Zyhdi Shehut. Për këtë arsye, Shehu ka marrë bastunin dhe ka nisur të godasë shokun e dhomës disa herë. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë.

vrasje ne azil ne tirane

Sondazh

Poll