Aktualitet

Kreu disa vepra penale, dënohet me 10 muaj burg autori, procedohen edhe gjashtë persona të tjerë në Fier

Mësohet se ai është dënuar për veprat penale "Dhuna në familje", "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

8 Gusht 2024, 10:54 Nga E. D
Kreu disa vepra penale, dënohet me 10 muaj burg autori, procedohen edhe
fotot ilustruese

FIER- Një person është dënuar me 10 muaj burg në Fier. Mësohet se ai është dënuar për veprat penale "Dhuna në familje", "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjithashtu janë proceduar edhe gjashtë persona të tjerë. Mësohet se gjashtë personat e procerduar kishin kryer vepra penale si dhunë, dretim i motomjetit pa leje drejtimi dhe punime ndërtimi pa leje. 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. T., banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale "Dhuna në familje", "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. Ll., 47 vjeç dhe R. M., 59 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta; A. R., 19 vjeç dhe L. B., 18 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin pa targa, që shtetasi A. R. e drejtonte pa leje drejtimi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse (thika) që i posedonin këta shtetas.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. B., 65 vjeçe, banuese në fshatin Grabjan, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e saj. Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 72 vjeç, banues në Divjakë, pasi biçikleta që drejtonte është përplasur me një motomjet. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

policia e fierit

Sondazh

Poll