Aktualitet

Tentoi të vriste një person dy vite më parë, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

Gjithashtu 31-vjeçari me iniciale E.S ishte shapllur në kërkim në në vitin 2022 pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit me të. 

8 Gusht 2024, 10:26 Nga E. D
Tentoi të vriste një person dy vite më parë, arrestohet
foto ilustruese

DIBËR- Një 31-vjeçar është arrestuar në Dibër. Mësohet se i riu dy vite më parë ka tentuar të vriste një person. Gjithashtu 31-vjeçari me iniciale E.S ishte shapllur në kërkim në në vitin 2022 pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit me të. 

Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste një shtetas, në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin  me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. 

policia e dibres

Sondazh

Poll