Aktualitet

Bie nga shtyla e tensionit të lartë, humb jetën puntori në Patos

Mësohet se 40-vjeçari me origjinë egjiptiane ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. 

7 Gusht 2024, 20:52 Nga E. D
Bie nga shtyla e tensionit të lartë, humb jetën puntori në
fotot ilustruese

PATOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos ditën e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një puntor. Mësohet se 40-vjeçari me origjinë egjiptiane ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. 

Gjithashtu dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

patos shtyla e tensionit te larte viktime

Sondazh

Poll