Bota

“Nuk ke tru”, plas keq në Itali, zv.kryeministri zihet keq me yllin televiziv: Salvini të largohet nga Italia

11 Dhjetor 2019, 12:01 Nga DOSJA
“Nuk ke tru”, plas keq në Itali, zv.kryeministri zihet keq me

ITALI- Teksa jemi në prag të festave të fundvitit kemi parë shumë personazhe televizive, por jo vetëm që të publikojnë momente të bukura nga festat.

Së fundmi mediat italiane, por jo vetëm kanë shkruar për një zënkë mes Valentina Dallarit një imazh i njiohur në Itali dhe zv.kryeministrit Salvini.

Valentina një prej personazheve të njohur në Itali teksa ka publikuar një status në rrjetet sociale ajo me ironi, i ka shprehur dëshirën “Babagjyshit”, se si dhuratë për Krishtlindje kërkonte largimin e Matteo Salvinit nga Italia.

“Kam një kërkesë që mund të jetë në favor të njerëzimit dhe popullit italian, a mund të bësh që Salvini të emigrojë jashtë Italisë? Por larg, shumë larg, të lutem”, shkruan ajo.

Menjëherë pas këtij postimi nga ylli televiziv, Salvini ka reaguar: Një përqafim Valentina, nëse është kjo kërkesa jote për Babagjyshin, kam frikë se nuk do të plotësohet. Mund t’i kërkoje më mirë Babagjyshit tru, meqë nuk ke.

Sigurisht që edhe nga ana e Salvinit ka ardhur një përgjigje ironike, ndërsa në këtë rast më shumë se kurrë ka qenë një kndërpërgjigje ofenduese.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota festat e fundvitit itali mateo salvini salvini zihet me yllin televiziv valentina dallari festat e fundvitit itali mateo salvini salvini zihet me yllin televiziv valentina dallari

Sondazh

Poll