Aktualitet

FOTO/ Aksident në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, përplasen dy automjete, humb jetën shoferi 72-vjeçar

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

7 Gusht 2024, 14:19 Nga S.B
FOTO/ Aksident në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë,
pamje nga ngjarja

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me pasojë vdekjen e shoferit 72-vjeçar N.S.

Ndërkohë i lënduar ka mbetur drejtuesi tjetër i automjetit 62-vjeçari G.S, i cili është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.

Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

elbasan aksident

Sondazh

Poll