Aktualitet

Vettingu në polici, Tonin Vocaj përballë të shkuarës, fotoja me Arben Frrokun që i vë në “fije të perit” karrierën

11 Dhjetor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Vettingu në polici, Tonin Vocaj përballë të shkuarës,

TIRANE- Ka dalë sot përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, përgjegjës për Vettingun në Policinë e Shtetit, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Vocaj u njoh me gjetjet e KPJ, pasi iu nënshtrua Vettingut në të tri shtyllat, që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës. Një foto e dalë në media, ku Vocaj shfaqet krah të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisar, Dritan Lamajt, Arben Frrokut, i rrezikon karrierën Vocajt. Gjithashtu, një sipërfaqe toke në Lezhë, si edhe dy kallëzime ndaj tij në kohën kur ka drejtuar policinë e Tiranës dhe Durrësit, kanë qenë pikat ku është fokusuar KJV.

Vocaj ka deklaruar si pasuri një apartament në kryeqytet, të blerë sipas tij, me anë të një kredie si i pastrehë 20 vite më parë. Gjithashtu, ai rezulton pronar i një apartamenti në Golem që ka thënë se e ka marrë për 15 mijë euro, 5 prej të cilave, ai pretendon se i ka marrë hua tek familjarët.

Drejtori i Policisë Kriminale tha para KJV se huaja është marrë me 0% interes dhe se pas tri muash, ka rimarrë një kredi me vlerë 6 mijë euro. Për tokën në Lezhë, një sipërfaqe prej 11 mijë metra katrorë tokë bujqësore, e regjistruar në emër të të ëmës së Vocajt, ai tha se vetëm 1 mijë metra janë të tijët, ndërsa pjesa tjetër ndahet me familjarët.

“Kam paraqitur si provë edhe përgjigjet zyrtare të marra nga Kadastra e Lezhës, për shkak se toka është e papërpjestuar.”-ka thënë Vocaj.

Ndërkohë që sipas gjetjeve të KJV, zyrtari i lartë i Policisë ka patur 4 makina bashkë me të shoqen, të cilat kanë patur burim të ligjshëm blerjeje.

Pastërtia e figurës për Vocajn ka qenë pika e dytë ku KJV është ndalur dhe ka thënë se sipas verifikimeve, për drejtorin nuk ka patur hetime apo ankesa. Dy kallëzimet, një në vitin 2009 dhe një në vitin 2004, kur Vocaj ka drejtuar policinë e Durrësit, sipas KJV, prokuroria nuk ka nisur procedim penal, dhe se nuk ka patur arsye për të nisur hetimet.

Ndërkohë që pika më e nxehtë, ajo e njohjes me Arben Frrrokun, Vocaj ka thënë se ata njihen që prej vitit 2006, kur kanë qenë në shkollë dhe se fotografia është postuar vetë prej tij në rrjetet sociale. Fotoja daton në vitin 2011, ndërsa vrasja e ish-komisarit Dritan Lamaj, në vitin 2013. Sipas tij, ai nuk penguar hetimet dhe se nuk ka patur as dijeni për konfliktet mes dy palëve. Drejtori i Policisë kriminale, ka sqaruar se është marrë personalisht me arrestimin e Frrokut.

 

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHCBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA u konfirmua në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Polici dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Nga lista e publikuar ka edhe 43 emra, ndërkohë që ende s’ka kaluar rrjetën e Vettingut edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Në dallm nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben frroku tonin vocaj vettingu ne polici vrasja e dritan lamajt arben frroku tonin vocaj vettingu ne polici vrasja e dritan lamajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2019, 15:30

TIRANË- Shkrimtari Visar Zhiti i dërgon një letër publike shkrimtarit Agron Tufa ku ndan me të zhgënjimin për largimin e Tufës nga Shqipëria. Në një shkrim...

Aktualitet 11 Dhjetor 2019, 10:52

LAC– Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një nga banoret e Laçit e cila i ka thënë se pret një afat për të hyrë në shtëpi, pasi është kthyer nga Zvicra ...