Bota

KFOR: Çdo vendim rreth hapjes së Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Lidhur me këtë ka reaguar edhe KFOR-i. Përmes një përgjigje për Klankosova.tv misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se çdo vendim për hapjen e urës duhet të ndodh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

6 Gusht 2024, 17:11 Nga N.F
KFOR: Çdo vendim rreth hapjes së Urës së Ibrit duhet
KFOR

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Ende nuk dihet ndonjë datë se kur do të ndodh hapja e kësaj ure ndërsa një veprim i tillë është kritikuar nga vendet e QUINT-it duke thënë se nuk është momenti duhur për një gjë të tillë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe KFOR-i. Përmes një përgjigje për Klankosova.tv misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se çdo vendim për hapjen e urës duhet të ndodh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së”, thuhet në përgjigje për Klankosova.tv

Më tej thuhet se sot në mëngjes komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutas, është informuar nga drejtori i policisë se në urën kryesore të Ibrit do të ketë një inspektim teknik nga afër. Para hapjes Qeveria e Kosovës do të bëjë edhe një testim lidhur me kapacitetin e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve. Për këtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro.

kfor kosove ura e ibrit

Sondazh

Poll