Bota

Stuhia Debby nxjerr në plazhin e Florida-s kokainë me vlerë 1 milionë dollarë

Patrulla Kufitare e SHBA tha se një person gjeti paketimet që përmbanin 32 kg drogë dhe kontaktoi autoritetet.

6 Gusht 2024, 16:25 Nga S.B
Stuhia Debby nxjerr në plazhin e Florida-s kokainë me vlerë 1
kokaina e gjetur

SHBA- Më shumë se 1 milionë dollarë kokainë është gjetur në një plazh në Florida Keys gjatë stuhisë së fundit Debby. Patrulla Kufitare e SHBA tha se një person gjeti paketimet që përmbanin 32 kg drogë dhe kontaktoi autoritetet.

Patrulla Kufitare nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë se ku u gjet droga por ka shpërndarë foto të kokainës së paketuar me një trekëndësh të kuq në etiketë. Personi që gjeti pakot - një plazhist - e zbuloi atë të mbështjellë brenda një qeseje të zezë midis algave të detit, gjetheve dhe mbeturinave të tjera.

Stuhia Debby zbarkoi në SHBA si një stuhi e kategorisë 1 të hënën në mëngjes, me erëra që arrinin 80 milje në orë. Që atëherë, ajo është reduktuar në një stuhi tropikale - dhe duket se do të sjellë shi dhe përmbytje ndërsa shkon në veri për në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut.

Droga shpërndahet shpesh në plazhet jugore të Floridës dhe ujërat përreth ndërsa kontrabandistët trafikojnë substanca nga Amerika e Jugut në SHBA.

droge kokaine stuhia debby

Sondazh

Poll