Bota

Hezbollahu nisi një sulm me dron në veri të Izraelit, kundërpërgjigje për vrasjen e komandantit Radwan (VIDEO)

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. Dje, IDF njoftoi se kishte vrarë Ali Jawad, komandantin e Radwan, në një sulm ajror në një fshat në Libanin jugor.

6 Gusht 2024, 13:22 Nga N.F
Hezbollahu nisi një sulm me dron në veri të Izraelit,
Sulmet

IZRAEL- Organizata e armatosur libaneze Hezbollah njoftoi se ka nisur një seri sulmesh me dronë kundër objektivave ushtarakë sot në Galile, në veri të Izraelit. Një burim nga organizata tha se ata lëshuan dronët drejt selisë së brigadës Golani në përgjigje të vrasjes së mbrëmshme të një komandanti të njësisë speciale të Hezbollahut Radwan.

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. Dje, IDF njoftoi se kishte vrarë Ali Jawad, komandantin e Radwan, në një sulm ajror në një fshat në Libanin jugor. Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ndaj Jawad është "dëm i rëndësishëm për aftësinë e Hezbollahut për të promovuar dhe kryer operacione terroriste nga Libani jugor kundër pjesës së pasme izraelite në kufirin verior" .

Përveç vdekjen e Ali Jawad, Hezbollahu është zotuar të hakmerret për vdekjen e komandantit të tij Fouad Shukr në Bejrut, duke ngritur shqetësime se një përshkallëzim i madh mund të çojë në një konflikt të gjithanshëm në rajon.

hezbollah izrael sulme

Sondazh

Poll