Gjykatësi amerikan thotë se Google ka krijuar monopol të paligjshëm
foto ilustruese SHBA- Një gjykatës amerikan vendosi se kompania Google ka shkelur ligjin, pasi ka shpenzuar miliarda dollarë për të...
Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
KOSOVË- Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.
Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, u tha në njoftimin e EUROPOL-it më 6 gusht.
Agjencia e BE-së tha se 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vjetët e fundit.
Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.
Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.
Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti.
Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit./ REL
foto ilustruese SHBA- Një gjykatës amerikan vendosi se kompania Google ka shkelur ligjin, pasi ka shpenzuar miliarda dollarë për të...
Grenell KOSOVË- Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me deklaratën e A...
lirimi i alsu kurmasheva SHBA- Pas një periudhe prej gati 10 muajsh në kaosin e sistemit rus të burgimit, rinisja e jetës si një g...
SHBA- Aksionet japoneze rriten me 9% pas rënies globale, tregjet europiane dhe kontratat e së ardhmes në SHBA shënojn...
fotot e cifit britanik ZVICËR- Fotot tronditëse të publikuara nga një çift britanik tregojnë shpejtësinë...
Lulzim Peci KOSOVË- Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave...
antony blinken SHBA- Të përballur me kërcënimin e sulmeve hakmarrëse nga Irani dhe aleatët e tij kundër I...
Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës tha se është “për keqardhje” mënyra se si u trajtua incidenti i 1 gushtit, gj...
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët kanë bashkuar gjenomën e një mamuthi leshi 52,000-vjeçar duke për...
Rohde KOSOVË- Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të ...