Bota

Bëhen virale fotot e çiftit britanik të realizuara në të njëjtin vend pas 15 vitesh, tregojnë ndryshimin tronditës në akullnajat e Zvicrës

Djegia e lëndëve djegëse fosile ka bërë që temperaturat të rriten me 1.3 gradë Celsius në krahasim me kohërat para-industriale.

6 Gusht 2024, 12:20 Nga r.ll
Bëhen virale fotot e çiftit britanik të realizuara në
fotot e cifit britanik

ZVICËR- Fotot tronditëse të publikuara nga një çift britanik tregojnë shpejtësinë me të cilën ngrohja globale po shkrin akullin. Duncan Porter dhe gruaja e tij shkuan në të njëjtin vend në Alpet zvicerane me pothuajse 15 vjet diferencë dhe bënë dy foto të ndryshme. Por rezultati është tronditës.

Akulli i bardhë që ishte i dukshëm në foton e parë tani është minimal dhe shkëmbi gri është i dukshëm. Një liqen dikur i vogël, i padukshëm në foton e parë, është kthyer në një liqen të gjerë të gjelbër.

Bëhen virale fotot e çiftit britanik të realizuara në

“Nuk do të gënjej, më bëri të qaj”, shkroi Porter në postimin e tij X të dielën mbrëma, me postimin e tij që bëri xhiron e internetit. Edhe pse hapësira nuk konsiderohet e gjatë, fotografia është dëshpëruese.

Djegia e lëndëve djegëse fosile ka bërë që temperaturat të rriten me 1.3 gradë Celsius në krahasim me kohërat para-industriale. Në Evropë, shkalla e ngrohjes është dy herë më e shpejtë se mesatarja globale. Zvicra ka humbur 1/3 e akullit të saj që nga viti 2000, sipas statistikave zyrtare, dhe 10% është zhdukur vetëm në dy vitet e fundit.

Bëhen virale fotot e çiftit britanik të realizuara në

akullnajat e zvicres

Sondazh

Poll