Bota

Pritet të marrë drejtimin e qeverisë në Bangladesh/ Kush është Muhammad Yunus, i njohur ndërkombëtarisht si "bankieri i të varfërve"?

Hasina e kishte përshkruar vazhdimisht Prof Yunus si një "gjakpirës" të të varfërve dhe akuzoi Bankën e tij Grameen për tarifa të larta interesi.

6 Gusht 2024, 10:47 Nga r.ll

 

Pritet të marrë drejtimin e qeverisë në Bangladesh/ Kush
muhammad yunus

 

BANGLADESH- Laureati i Nobelit për Paqe, Muhammad Yunus, të cilin protestuesit duan të emërohet kryekëshilltari i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, është konsideruar prej kohësh nga Sheikh Hasina si një rival politik.

84-vjeçari, i njohur ndërkombëtarisht si "bankieri i të varfërve", vlerësohet se nxori miliona nga varfëria me përdorimin e tij pionier të mikrokredive. Prof Yunus dhe Banka e tij Grameen iu dha së bashku Çmimin Nobel për Paqen për punën e tyre pioniere në 2006.

Por Hasina e kishte përshkruar vazhdimisht Prof Yunus si një "gjakpirës" të të varfërve dhe akuzoi Bankën e tij Grameen për tarifa të larta interesi.

Në janar, një gjykatë e Bangladeshit dënoi Prof Yunus me gjashtë muaj burg për shkelje të ligjeve të punës të vendit - të cilat Prof Yunus e ka kritikuar si të motivuar politikisht.

mohammad yunus bangladesh

Sondazh

Poll