Art&Argëtim

Mohoi masakrën e Srebenicës, Kosova shpall “non-grata” nobelistin Peter Hendke

11 Dhjetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Mohoi masakrën e Srebenicës, Kosova shpall “non-grata”

KOSOVË– Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar  se Kosova ka vendosur të shpallë person “non-grata” austriakun  Peter Hendke, i cili fitoi  çmimin “Nobel” në letërsi. Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli thekson se Hendke nga sot nuk është i mirëpritur në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”-shkruan Pacolli.

Peter Hendke njihet si mbështetës i Sllobodan Milosheviçit dhe për këtë arsye, Kosova duket se ka vendosur që austriaku të mos shkelë më në tokën e Kosovës.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture peter handke non grata peter hendke peter handke non grata peter hendke

Sondazh

Poll