Sport

Tirana ende pa trajner, Halili mund t’i besojë stolin një të huaji

10 Dhjetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
Tirana ende pa trajner, Halili mund t’i besojë stolin një

Tirana nuk është duke kaluar një moment të mirë, teksa vetëm disa ditë para derbit të kryeqytetit është pa trajner. Ende nuk ka një komunikim zyrtar për largimin e Ahmataj, por kapitulli i tij te bardheblutë është mbyllur dhe tani po mendohet për atë që do ta drejtojë Tiranan në vazhdim.

Në seancën e fundit stërvitore tekniku elbasanas dhe ndihmësi i tij Akil Jakupi nuk u shfaqën dhe ekipi u stërvit nga trajneri i portierëve Emanuel Egbo.

Emrat që qarkullojnë për t’u ulur në stolin e bardhebluve janë të shumtë, duke nisur nga Bledar Devolli që aktualisht mban pozicionin e trajnerit te U-19 Tirana, një tjetër alternativë është  edhe Gugash Magani, trajneri i fundit që ka triumfuar në derbi me Partizanin.

Nga informacionet e fundit mësohet se presidenti i klubit të Tiranes Refik Halili mund ti besojë stolin Egbo-s në tre ndeshjet e fundit për kete vit kalendarik.Bardheblutë do të luajnë ndaj Partizanit,Flamurtarit dhe Laçit. Gjasat janë që nigeriani të jetë në krye të stolit në përballjen e kryeqytetit.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore skuadra e tiranes kategoria superiore skuadra e tiranes

Sondazh

Poll