Bota

Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten, presim raportin zyrtar për zbardhjen e çështjes

Ai u pyet nëse Kosova mban qëndrimin se kjo ngjarje ishte provokim. Por, Kurti tha se këtë mund ta ketë thënë ndonjë “qytetar”, por jo institucionet e Kosovës, duke theksuar se Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës përmes njoftimeve, ka shprehur qëndrimin e Qeverisë.

5 Gusht 2024, 13:20 Nga r.ll
Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e
albin kurti, hristijan mickoski

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Maqedoninë e Veriut ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij atje, Hristijan Mickoski. 

Në konferencën e tyre të përbashkët Kurti është pyetur edhe për incidentin e presidentes Vjosa Osmani pak ditë më më parë në aeroportin e Shkupit. Ai tha se po pret një raport, pas hetimit zyrtar, që do të zbardhë të gjithë atë që ka ndodhur.

“Ka qenë përvojë dhe përjetim i rëndë i presidentes Osmani më 1 gusht, aq më tepër që ishte me dy vajzat e vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, tha Kurti.

Ai u pyet nëse Kosova mban qëndrimin se kjo ngjarje ishte provokim. Por, Kurti tha se këtë mund ta ketë thënë ndonjë “qytetar”, por jo institucionet e Kosovës, duke theksuar se Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës përmes njoftimeve, ka shprehur qëndrimin e Qeverisë.

albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll