Bota

Pak ditë pas incidentit të Osmanit në aeroport, Kurti viziton sot Maqedoninë e Veriut, pritet takim me Mickoskin

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut kjo vizitë ishte vendosur që më 20 korrik.

5 Gusht 2024, 09:26 Nga r.ll
Pak ditë pas incidentit të Osmanit në aeroport, Kurti viziton sot
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra, do të zhvillojnë sot një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut, Kurti pritet të zhvillojë një takim bilateral me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut kjo vizitë ishte vendosur që më 20 korrik.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

albin kurti maqedoni e veriut

Sondazh

Poll