Aktualitet

Doli për lundrim me kanoe, 38-vjeçari pëson arrest kardiak teksa bënte zhytje në Ksamil, humb jetën

Më tej policia bën me dije se i riu dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe është gjetur tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil. 

4 Gusht 2024, 15:52 Nga N.F

Doli për lundrim me kanoe, 38-vjeçari pëson arrest kardiak

SARANDË- Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Ksamil. Mësohet se viktima kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Më tej policia bën me dije se i riu dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe është gjetur tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.


Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sarande viktime

Sondazh

Poll