Aktualitet

I vunë flakën malit Partizan, zjarrfikësit neutralizojnë vatrën e zjarrit, policia në kërkim të autorëve

Zjarrfikësit bënë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit.

4 Gusht 2024, 12:12 Nga S.B
I vunë flakën malit Partizan, zjarrfikësit neutralizojnë
foto ilustruese

BERAT- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Malin Partizan të Beratit. Mësohet se disa persona të cilët nuk janë identifikuar ende, kanë tentuar ti vinin flakën malit duke ndezur zjarr.

Zjarrfikësit bënë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit. Mësohet se vatra e zjarrit mund të merrte përmasa të mëdha për shkak të terrenit me pisha dhe shkurre.

Policia është lajmëruar për ngjarjen pasi dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

zjarr berat

Sondazh

Poll