Aktualitet

Fluks emigrantësh në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë, publikohen shifrat

Mësohet se në 48 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 9629 persona ndërsa kanë dalë 6620.

4 Gusht 2024, 09:41 Nga S.B
Fluks emigrantësh në pikat kufitare Qafë Thanë dhe
foto ilustruese

KAPSHTICË- Dy ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës, ka patur një fluks të shtuar të shqiptarëve si në hyrje ashtu edhe në dalje. Mësohet se në 48 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 9629 persona ndërsa kanë dalë 6620.

Sa i përket Qafë Thanës kanë hyrë 14392 persona, dhe kanë dalë 10815. Pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale por nuk mund të thuhet e njejta gjë për palën greke.

Sipas informacioneve pala greke ka punuar me sportel të reduktuar, duke krijuar kështu fluks dhe vonesa. Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 5214 persona dhe kanë dalë 3589.

Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 8217 persona dhe kanë dalë 5611.

kapshtice qaf thane emigrante

Sondazh

Poll