Aktualitet

Kapen 11.5 kg kokainë në portin italian, në pranga një shqiptar dhe një italian

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari dhe një italian janë arrestuar nga Guardia di Financa pasi u kapën teksa zbrisnin nga porti i Olbias, Itali me mbi 11.5 kg kokainë.

3 Gusht 2024, 22:19 Nga E. D
Kapen 11.5 kg kokainë në portin italian, në pranga një
kokaina e sekuestruar

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari dhe një italian janë arrestuar nga Guardia di Financa pasi u kapën teksa zbrisnin nga porti i Olbias, Itali me mbi 11.5 kg kokainë. Droga nëse do të hidhej në treg mund të sillte një fitim prej 2 milionë euro.

Gjithashtu kokaina ishte paketuar në 10 pako, secila me peshë gati 1 kg. Brenda pakot kishin pastë të bardhë që më pas u zbulua se ishte drogë.  Droga u gjet në një nga dy makinat me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e fshehur në dy hapësira të krijuara, në të djathtë dhe në të majtë të bagazhit. Pakot ishin të vulosura në mënyrë perfekte për të shmangur nuhatjen e qenve. Operacioni u koordinua nga Prokuroria e Tempio Pausania.

Kjo çështje ngre një alarm të madh shoqëror dhe tregon se tregu i shpërndarjes së kokainës ka lidhje të qarta me territorin e Galluras (rajon në verilindje të Sardenjës) ku ndodhe tre porte (Olbia, Golfo Aranci dhe Santa Teresa Gallura) dhe dy aeroporte (për fluturime tregtare dhe private, të dyja në Olbia) dhe përfshin interesa të fuqishme ekonomike. 

Sondazh

Poll