Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Policia: Në pranga tre persona, ishin në gjendje të dehur

Mësohet se të arrestuarit janë Viktor Marku dhe dy persona të tjerë, vëllezër.

3 Gusht 2024, 17:53 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Policia: Në
foto ilustruese

SHKODËR- Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi ata qëlluan me armë zjarri. Mësohet se të arrestuarit janë Viktor Marku dhe dy persona të tjerë, vëllezër. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në sheshin Prek Cali. 

Ndërkohë nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta persona ishin në gjëndje të dehur dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë reagimit në kohë Policia kapi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre). Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit: V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 viktor marku

Sondazh

Poll