Aktualitet

Zjarr i madh në Dimal, digjen pisha e shkurre, ndërhyjnë edhe zjarrfikës nga Berati e Kuçova

Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke sjellë djegien e pishave e shkurreve. Flakët janë përhapur me shpejtësi pasi është favorizuar nga era.

3 Gusht 2024, 08:13 Nga N.F

Zjarr i madh në Dimal, digjen pisha e shkurre, ndërhyjnë edhe

Zjarri

DIMAL- Mesnatën e sotme ka rënë një zjarr në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke sjellë djegien e pishave e shkurreve. Flakët janë përhapur me shpejtësi pasi është favorizuar nga era. Menjëherë duke parë edhe përhapjen e shpejtë të flakëvë janë dërguar në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit 2 mjete zjarrfikëse nga Berati, 1 nga Kuçova dhe forca të ushtrisë.


Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit. Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji dhe mjete rrethanore. Zjarri po vijon drejt zonës kodrinore të fshatit Konisbaltë, fatmirësisht pa asnjë rrezik për banesat që ndodhen në anën tjetër të kodrës. Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, që dyshohet të jetë i qëllimshëm.

zjarr ne dimal

Sondazh

Poll