Politike

Protesta e 19 para bashkisë, Blushi: Këtij regjimi i ka ardhur fundi, Veliaj do të tërhiqet zvarë nga kjo zyrë

Ai hodhi akuza edhe drejt Ramës e Veliajt dhe tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se po grabiten, nisur nga rritja e taksave.

1 Gusht 2024, 11:45 Nga r.ll
Protesta e 19 para bashkisë, Blushi: Këtij regjimi i ka ardhur fundi,
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Blushi deklaroi se nuk do të tërhiqen derisa të kenë rrëzuar qeverinë të cilën e cilëson si regjim. Ai hodhi akuza edhe drejt Ramës e Veliajt dhe tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se po grabiten, nisur nga rritja e taksave.

"SPAK është kthyer në organizatë krimianle që mbron kriminelën, Veliaj e Rama me SPAK janë si mishi me thoin. Nuk ka guxim ti përmend emrin Ramës e Veliaujt, e nëse arrestohet do të ketë dyshime mbi këtë strukturë.

Çfarë e ndalon SPAK-un sot që të arrestojë Veliajn, përvçse janë bashkëpunëtorë. Ai e ka vendin në burg, do paguajë për gjakun e qindra e mijëra njerëzve të ndershëm që paguajnë taksa, paguajnë 40% në shumë taksa.

Këtij regjimi i ka ardhur fundi, Veliaj do të tërhiqet zvarë nga kjo zyrë por para ndëshkimit që meriton ai do të marrë ndëshkimin nga populli.”, tha Blushi para protestuesve.

tedi blushi

Sondazh

Poll