1 Gusht 2024, 20:08
Nga N.F
Takimi
BAKU- Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan. Misioni do të vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Në nisje të këtij misioni për zgjedhjet që do të zhvillohen në 1 Shtator, Bushati u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për vendin. Gjatë qëndrimit në Baku, Bushati dhe misioni që drejton do të takohet me përfaqësues të autoriteteve shtetërore dhe partive politike, shoqërisë civile dhe medias.
Misioni i ODIHIR drejtohet nga Ditmir Bushati dhe përbëhet nga një ekip bazë prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë me bazë në Baku dhe 28 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të dislokohen në të gjithë vendin. ODIHR planifikon gjithashtu të kërkojë 280 vëzhgues afatshkurtër.
Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet kyçe të zgjedhjeve, si zhvillimin e fushatës, duke përfshirë rrjetet sociale, punën e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, legjislacionin lidhur me zgjedhjet dhe zbatimin e tij, respektimin e lirive themelore, mbulimin mediatik dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të mëparshme zgjedhore të ODIHR-it.
ditmir bushati odihr azerbajxhan monitorim i zgjedhjeve
gt5rh57wgaayhdd
gt5rh55wcaa332s
Politike
1 Gusht 2024, 17:55
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pra mediave ku ka reaguar në ...
Politike
1 Gusht 2024, 15:33
I.A
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
TIRANË- Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin nd&e...
Politike
1 Gusht 2024, 14:53
r.ll
kryetarja e klgj, naureda llagami
TIRANË- Në muajin qershor gjatë raportimit në Kuvend për punën e Këshillit të...
Politike
1 Gusht 2024, 11:49
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën pa...
Politike
1 Gusht 2024, 11:45
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protest&eu...
Politike
1 Gusht 2024, 11:18
I.A
Godinat
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nxjerrë pamje të godinave që do të ndërtohen për strehimin ...
Politike
1 Gusht 2024, 11:00
I.A
Anila Denaj
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka hedhur poshtë pajisjen që gazetari Blendi Fevziu ka nxjerr për ...
Politike
1 Gusht 2024, 10:31
r.ll
adea pirdeni
TIRANË- Punonjësit e administratës do të kenë mundësin të përcaktojnë vetë kur do të n...
Politike
1 Gusht 2024, 10:20
r.ll
arbjan mazniku
TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në prezantimin e vendimeve të qeverisë tha se sot ësht&e...
Politike
1 Gusht 2024, 10:09
r.ll
albana koçiu
TIRANË- Ministrat kanë prezantuar paraditen e sotme vendimet e qeverisë. Ministrja e Shëndetësisë, Albana...