Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK/ Kush janë gjashtë vrasjet e zbardhura me porosi të vëllezërve Çopja

1 Gusht 2024, 15:37 Nga DOSJA
Megaoperacioni i SPAK/ Kush janë gjashtë vrasjet e zbardhura me porosi
SPAK

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur gjatë aksionit të djeshëm 6 vrasje të ndodhura në 4 qytete të ndryshme në vend nga viti 2018 deri në vitin 2020. Sipas njoftimit të SPAK është zbardhur vrasja e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranayt në Bradashesh të Elbasanit.

Po ashtu është zbardhur vrasja e Klevin Bahos, plagosja e vëllait të tij Endrit Baho në Elbasan si dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë. Po ashtu është zbardhur dhe vrasja e Irfan Azizit të ndodhur në Poshnjë të Beratit. Të gjitha këto vrasje kanë të përbashkët porositësin e tyre, që kanë qenë vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
Fakti penal “Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.

Sondazh

Poll