Aktualitet

Vijon të mbetet aktiv prej 2 ditësh zjarri në Kakarriq të Lezhës, rrezikojnë edhe disa banesa

Gjithashtu forcat e zjarrfikëses dhe ekipet e emergjencës civile janë vendosur në zonë dhe po mundohen të vënë nën kontroll flakët pasi aty pranë ka edhe banesa.

1 Gusht 2024, 15:13 Nga E. D
Vijon të mbetet aktiv prej 2 ditësh zjarri në Kakarriq të
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Vatra e zjarrit në malin e Kakarriqit në Lezhë vijon të mbet aktiv prej dy ditësh. Gjithashtu forcat e zjarrfikëses dhe ekipet e emergjencës civile janë vendosur në zonë dhe po mundohen të vënë nën kontroll flakët pasi aty pranë ka edhe banesa. Ndërkohë që terreni i vështirë bën edhe që forcat zjarrfikëse të mos depërtojnë deri në fund të të gjithë zonës ku zjarri është aktiv.

Po ashtu në një deklaratë për mediat ka folur edhe nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Elson Frroku i cili tha se situate është nën monitromin dhe ojektivi kryesor është ruajtja e banesave. Sakaq zjarri ka pushtuar qindra hektarë tokë dhe vijon përparimin drejt Balldrenit.

zjarri ne lezhe elson frroku

Sondazh

Poll