Aktualitet

Parandalohet krimi në familje/ Kanosi me pistoletë gruan në prani të fëmijës së mitur, arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë

Për pasojë u sekuestrua arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.  

1 Gusht 2024, 11:05 Nga S.B
Parandalohet krimi në familje/ Kanosi me pistoletë gruan në prani
foto ilustruese

LUSHNJË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se B.H 44 vjeç, kanosi me pistoletë gruan e tij në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Për pasojë u sekuestrua arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.  

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në  familje.

Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:   

-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

lushnje krim kanosje

Sondazh

Poll