Aktualitet

Shpërthim në një kantier ndërtimi në Tiranë, nuk raportohen të lënduar

Sipas informacioneve policore shpërthimi ishte i ngjashëm me ato të lëndëve plasese ose piroteknike. 

1 Gusht 2024, 08:18 Nga r.ll
Shpërthim në një kantier ndërtimi në Tiranë, nuk
foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në rrugën "Reshit Çollaku". Sipas informacioneve policore shpërthimi ishte i ngjashëm me ato të lëndëve plasese ose piroteknike. 

Më tej bëhet me dije se nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar, ndërkohë ngjarja po hetohet nga autoritetet. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën "Reshit Çollaku", në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

shperthim ne tirane

Sondazh

Poll