Sport

E pabesueshme!... Edhe pse 7-muajshe shtatzënë, egjiptiania në kualifikohet në 16-tshe në sportin e skermës në “Paris 2024”

Egjiptiania Nada Hafez feston kalimin në fazën e 16-shes në sportin e skermës në ditën e tretë të konkurrimit në Lojëra Olimpike “Paris 2024”. Por ajo i ka habitur të gjithë kur ka thënë se është 7-muajshe shtatzënë.

31 Korrik 2024, 11:16 Nga DOSJA
E pabesueshme!... Edhe pse 7-muajshe shtatzënë, egjiptiania në

FRANCE - Fitorja e parë në këto Lojëra Olimpike, e arritur për fazën e 16-shes në turneun e skermës për femra, nuk do të harrohet kurrë. Por nëse e arrin atë, kur je 7-muajshe shtatzënë, atëherë kënaqësia është edhe më e madhe.

Është vërtet e pabesueshme historia e egjiptianes Nada Hafez, e cila pasi mposhti amerikanen Tartakovsky në raundin e parë në “Paris 2024”, tregoi se ishte në pritje të një fëmije. “Një olimpiste 7-muajshe shtatzënë”,- ka shkruar ajo në Instagram, duke rrëfyer emocionet e saj.

"Në platformë nuk ishin dy sportistë, por tre! Isha unë, kundërshtarja ime dhe foshnja ime, që ende nuk ka ardhur në jetë, - lexohet në profilin e egjiptianes! - Shtatzënia është e vështirë në vetvete, por të gjesh kurajon për të luftuar për të ruajtur ekuilibrin mes jetës dhe sportit ka qenë paksa e lodhshme, por ia vlejti. Nada Hafez ka marrë pjesë edhe në dy olimpiada të tjera në “Rio 2016” dhe në “Tokio 2020”.

E diplomuar për mjekësi dhe e martuar me një kirurg, Nada Hafez tregon: “Të tre Olimpiadat kanë qenë të veçanta, por kjo e Parisit është më e bukura, sepse ekziston edhe një olimpist i vogël”.

Historia e saj bëri xhiron e botës në vetëm pak minuta, e ajo sqaroi arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë olimpiadë edhe pse shtatzënë.

“Doja të tregoja forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë e gruas egjiptiane. Dhe fitorja ndaj kampiones amerikane, numri 7 në renditjen botërore, është një demonstrim i qartë i asaj që një sportist egjiptian, një mjeke, një grua mund të bëjë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll