Ekonomi

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm u rrit lehtë edhe në tremujorin e dytë të vitit

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.68%, nga 4.62% që kishte qenë në mesin e vitit të kaluar. Gjysma e parë e këtij vitit përgjithësisht rezultoi me rënie të lehtë të yield-eve në emetimet e reja të ankandeve të bonove dhe obligacioneve.

31 Korrik 2024, 13:59 Nga N.F
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm u rrit lehtë edhe në
Foto ilustruese

TIRANË- Yield-i mesatar të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare shënoi përsëri një rritje të ngadaltë në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar në emetim i instrumenteve të huamarrjes së brendshme në fund të muajit qershor ishte 4.57%, nga 4.51% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm, por në rënie të lehtë nga niveli 4.58% ku qëndronte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.68%, nga 4.62% që kishte qenë në mesin e vitit të kaluar. Gjysma e parë e këtij vitit përgjithësisht rezultoi me rënie të lehtë të yield-eve në emetimet e reja të ankandeve të bonove dhe obligacioneve.

Rritja e vogël yield-eve në raport me një tremujor më parë i detyrohet kryesisht strategjisë për zgjatjen e afatit mesatar të maturimit të instrumenteve të borxhit publik. Në fund të tremujorit të dytë 2024, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 920 ditë, nga 814 ditë që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje dëshmon përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë gjatë 12 muajev të fundt.

Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.

Kjo tendencë u frenua përkohësisht gjatë vitit 2022, për shkak të preferencës së investitorëve drejt titujve afatshkurtër, por iu kthye përsëri tendencës rritëse pas vitit 2023.

Letrat me vlerë të qeverisë ngelen instrumenti kryesor benchmark në tregun financiar shqiptar, ndaj interesat e ulëta ndikojnë në terma mesatarë edhe koston e huamarrjes për sektorin privat të ekonomisë.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare dhe uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2020. Ulja e normës bazë nga 3.25% në 3% krijon premisa për një rënie të yield-eve në vazhdim. Në fakt, ankandet e zhvilluara deri tani gjatë muajit korrik kanë regjistruar një ulje të lehtë të yield-eve për të gjitha maturitetet e titujve të borxhit të qeverisë.

Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në mesin e këtij viti arriti në rreth 851 miliardë lekë, në rritje me 2.5% ose rreth 21 miliardë lekë që nga fillimi i vitit.

Ministria e Financave për 6-mujorin 2024 raportoi shpenzime për interesa të borxhit të brendshëm në shumën e 17.4 miliardë lekëve, në rritje me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023./ Monitor

yield-i mesatar borxh ministria e financave

Sondazh

Poll

Ekonomi 31 Korrik 2024, 07:27 r.ll

Si u ndanë fitimet e siguruesve në 2023

foto ilustruese TIRANË- Të gjitha kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2023 me fitim. Të dhëna...