Ekonomi

Depozitat në euro po rriten më ngadalë këtë vit, po preferohen kursimet në lekë

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në qershor, stoku i depozitave në euro arriti në 7.56 miliardë euro, me një rritje prej 0.59%, ose 44 milionë euro më shumë. Gjithsesi, ritmet e rritjes së depozitave në monedhën e përbashkët janë ngadalësuar në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar. Në janar- qershor 2023, kursimet në euro u rritën me 375 milionë euro në raport me fundin e 2022-n. Ndërsa për të njëjtën periudhë të 2024-s ndryshimi ishte 260 milionë euro.

30 Korrik 2024, 13:22 Nga N.F

Depozitat në euro po rriten më ngadalë këtë vit, po

TIRANË- Kursimet në banka, si në lekë ashtu dhe në euro kanë shfaqur një tendencë të lehtë rritjeje përgjatë muajit qershor, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërsa për periudhën janar-qershor konstatohet se ritmet e rritjes së kursimeve në euro janë ngadalësuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E kundërta po ndodh me depozitat në lekë, që po zgjerohen më shpejt sesa viti i kaluar.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në qershor, stoku i depozitave në euro arriti në 7.56 miliardë euro, me një rritje prej 0.59%, ose 44 milionë euro më shumë. Gjithsesi, ritmet e rritjes së depozitave në monedhën e përbashkët janë ngadalësuar në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar. Në janar- qershor 2023, kursimet në euro u rritën me 375 milionë euro në raport me fundin e 2022-n. Ndërsa për të njëjtën periudhë të 2024-s ndryshimi ishte 260 milionë euro.

Rritja në qershor erdhi nga individët dhe nga qeveria lokale. Me bazë vjetore, depozitat në valutë janë rritur me 12.9% (qershor 2024/qershor 2023), ose 868 milionë euro më shumë. Një vit më parë zgjerimi ishte përkatësisht 17.3%, ose 987 milionë euro më shumë.

Kursimet në lekë po rriten më shpejt

Ndryshe nga depozitat në valutë, që janë ngadalësuar këtë vit, kursimet e individëve në monedhën vendase po rriten më shpejt këtë vit. Në qershor, stoku i kursimeve në monedhën vendase ishte rreth 591 miliardë lekë, me një rritje prej 0.4% (2.4 miliardë lekë më shumë) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Ndikimin e ka dhënë rritja e kursimeve të individëve si dhe të qeverisë lokale e administratës publike. Ndërsa rritja e fortë e depozitave të bizneseve që u konstatua muajt e kaluar është frenuar.

Në janar- qershor 2023, kursimet në lekë ranë me 3.4 miliardë lekë, në raport me fundin e vitit të mëparshëm. Ndërsa për të njëjtën periudhë të 2024-s, depozitat në monedhën vendase u rritën me 12.7 miliardë lekë, të ndikuara nga ecuria e mirë e janarit dhe prillit

Me bazë vjetore (qershor 2024/qershor 2023), kursimet në lekë janë rritur me 8%, ose 44 miliardë lekë më shumë. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja kishte qenë minimale prej vetëm 0.7%, ose 4.1 miliardë lekë.

Të raportuara në lekë, stoku total i kursimeve në vend arriti në 1.3 trilionë lekë në qershor, pothuajse i pandryshuar me muajin e mëparshëm. 45% e kursimeve janë në monedhën vendase dhe 55% në valutë, kryesisht euro./ Monitor

depozita euro banka

Sondazh

Poll