Bota

Masakra e Reçakut, Thaçi: Serbia ta njohë dhe të kërkoj falje, autorët nuk janë dënuar akoma

10 Dhjetor 2019, 18:58 Nga DOSJA
Masakra e Reçakut, Thaçi: Serbia ta njohë dhe të

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar sot për masakrën e Reçakut, duke thënë se është një prej krimeve më mizore të bërë nga shteti Serb kundër kosovarëve.

Në një reagim në Facebook, ku ka vizituar varrezat e të rënëvëe në këtë masakër, Thaçi ka shprehur zhgënjimin dhe me ndërkombëtarët.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti i kërkoi Serbisë të marrë përgjegjësitë dhe të kërkojë falje. “Ata që i kanë kryer këto krime ende nuk janë hetuar dhe ende nuk kanë dalë para drejtësisë vendore dhe as ndërkombëtare’, shkruan Thaçi në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Masakra e Reçakut është një prej krimeve më mizore që shteti i Serbisë i ka kryer kundër popullsisë civile në Kosovë. Sot dhe përgjithmonë, duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën tonë, ne do të ecim të sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. I ka kryer rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë. I ka vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm, ku prej tyre rreth 1 mijë e treqind ishin fëmijë, si dhe i ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare.

Ata që i kanë kryer këto krime ende nuk janë hetuar dhe ende nuk kanë dalë para drejtësisë vendore dhe as ndërkombëtare. E ardhmja nuk mund ndërtohet duke i mohuar krimet dhe duke i etiketuar apo fyer civilët e vrarë, por ndërtohet duke e pranuar përgjegjësinë, kërkuar falje dhe vendosur drejtësi. Rajoni ynë mund ta arrijë pajtimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë vetëm duke u ballafaquar me të kaluarën e hidhur dhe duke siguruar drejtësi për viktimat!

Masakra e Reçakut

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovoë. 20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar, pas sensibilizimit të ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Ai e quajti,  ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Ndërkohë që prej asaj kohe, masakra e Reçakut cilësohet si pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci krimet e serbëve në kosovë masakra e recakut hashim thaci krimet e serbëve në kosovë masakra e recakut

Sondazh

Poll