29 Korrik 2024, 17:15
Nga M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje lidhur me dosjen e grupit kriminal i cili trafikonte drogë në Itali dhe Shqipëri. SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë. Të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim .
Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro. Bazuar në hetimet dhe provat e mbledhura, thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, anëtarët e grupit kriminal komunikonin me kode.
Në fletoret e sekuestruara janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 07.03.2016 deri në 29.11.2016. Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar, nga e cila megjithatë u arrit të deshifroheshin disa simbole dhe disa fjalë të cilat tregonin sasitë dhe llojin e drogës. Më poshtë është lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura nga ata:
– simboli “S” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë me origjinë nga Spanja;
– simboli “A” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria;
– simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë;
– fjala “tym” ose “çokollatë” tregon substancën narkotike të Ilojit hashash;
– fjala “copë” përdoret për të treguar 1 gram;
– fjala “pako” përdoret për të treguar 1 kilogram;
– fjala “lek” përdoret për të treguar monedhën në euro;
- fjala “mushka” përdoret për të treguar “korrierin” i ngarkuar për transportin e drogës ose parave.
droge itali
Aktualitet
29 Korrik 2024, 17:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTËR- Vijon përhapja e flakëve në Gjirokastër. Mësohet se era dhe temperaturat e larta ...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:47
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHËNGJIN- Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin t&e...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:31
I.A
Aurel Zarka
TIRANË- Kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka ra në pranga ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posa&...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:35
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia gjermane dhe oficerët e policisë holandeze pasi se janë pje...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:14
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Procedohen penalisht dy persona në Vlorë. Mësohet se A.L dhe Sh.L janë proceduar pasi kanë ndez...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:07
I.A
Zjarri
GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit te masivi i pishave në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përkeq&eum...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 16:08
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Autori i dyshuar i plagosjes së 24-vjeçarit në Pogradec, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, ...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 15:57
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për 33-vjeçarin Andi Rosh...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 15:46
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një vatër zjarri e përmasave është aktivizuar në malet e Zavalinës n&eum...
Aktualitet
29 Korrik 2024, 15:39
S.B
foto ilustruese
FIER- Dy raste të humbjes së kontakteve janë kallëzuar në polici ditën e sotme. Mësohet se në ...