Aktualitet

Situata me zjarret në Gjirokastër/ Era dhe temperaturat e larta favorizojnë vatrat, flakë në Parkun e Viroit dhe në Malin e Gjerë

Ekipet zjarrfikëse, të mbështetur nga forcat vullnetare dhe ato të pyjores, po përpiqen të izolojnë flakët, edhe pse në terren të vështirë.

29 Korrik 2024, 17:01 Nga M.B
Situata me zjarret në Gjirokastër/ Era dhe temperaturat e larta
Foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Vijon përhapja e flakëve në Gjirokastër. Mësohet se era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar situatën. Gjithashtu bëhet me dije se zjarri i nisur në kurorën e gjelbër të Parkut të Viroit gjatë paradites së sotme ka përfshirë faqen e Malit të Gjerë mbi qytet.

Ekipet zjarrfikëse, të mbështetur nga forcat vullnetare dhe ato të pyjores, po përpiqen të izolojnë flakët, edhe pse në terren të vështirë.

Sondazh

Poll