Aktualitet

I shpëtoi vdekjes por jo arrestimit, del FOTOJA e mikut të biznesmenit që humbi jetën nga shpërthimi i eksplozivit në Sarandë

Sipas njoftimit të policisë, Nelaj bashkë me shokun e tij, Erdion Muho kishin planifikuar dhe ishin nisur të vinin eksploziv në anijen turistike "Finikas Lines" që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. 

29 Korrik 2024, 12:22 Nga r.ll
I shpëtoi vdekjes por jo arrestimit, del FOTOJA e mikut të biznesmenit
erdian muho

SARANDË- Policia ka zbardhur shpërthimin e ndodhur më datë 24 të muajit të kaluar në portin e Sarandës, ku humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj. 

Sipas njoftimit të policisë, Nelaj bashkë me shokun e tij, Erdion Muho kishin planifikuar dhe ishin nisur të vinin eksploziv në anijen turistike "Finikas Lines" që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. 

Gjatë tranportimit të eksplozivit për te anija me gomone, lënda plasëse ka shpërthyer gabimisht, duke lënë kështu të vdekur Nelajn. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e Muhos, mikut të viktimës, që tashmë është i arrestuar. 

 

erdian muho armandi nelaj shperthim ne sarande

Sondazh

Poll