Sport

Reja shuan zërat për kalimin tek Napoli: Me Dukën kam folur për rinovimin, akordin e kemi gjetur prej kohësh

9 Dhjetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Reja shuan zërat për kalimin tek Napoli: Me Dukën kam folur

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, ka folur sot pas zërave në media se ardhmja e tij është shumë afër Napolit. Reja është ditët e fundit është përfolur si një nga emrat që mund të pasojë Carlo Anchelotin në krye të Napolit.

Sot në një aktivitet të zhvilluar nga FSHF ai tha se e shikon veten si trajner i Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme. Më tej tekniku italian theksoi edhe një herë se rinovimi është thjeshtë një formalitet:

Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka edy reja kombetarja e shqiperise rinovon edy reja armando duka edy reja kombetarja e shqiperise rinovon edy reja

Sondazh

Poll