Sport

“Është një dashuri!” Edi Reja refuzoi ofertat e tjera për të qenë sërish në Kombëtaren shqiptare (VD)

10 Dhjetor 2019, 08:12 Nga DOSJA
“Është një dashuri!” Edi Reja refuzoi ofertat e tjera

TIRANË- Trajeneri italian, Edi Reja i kombëtares shqiptare kuq e zi  sëfundmi ka vendosur se do të qëndrojë akoma në stolin e e Kombëtares shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë që emri i Resë ka qarkulluar shumë si në mediat italiane ashtu dhe në mediat shqiptare përlargimin e tij nga Shqipëria për të marrë drejtimin e Napolit, ai ka folur dhe ka sqaruar se puna e tij si trajner do të vijojë ende me  Kombëtaren shqiptare.

I ftuar në  emisionin sportiv në ABC.news trajneri Reja është shprehur se ndjen padyshim dashuri për këtë kombëtare me të cilën punon dhe se pavarësisht mundësive të tjera,  Reja është  shprehur se i ka refuzuar për të vazhduar akoma me Kombëtaren Kuqezi.

“E ndjej dashurinë për këtë  kombëtare, e ndjej fortë në shpirt. Trajeri duhet të ketë entuziazëm.  E mbi të gjitha entuziami nuk duhet të mungojë në mënyrë që ta çojë skuadrën sa më para. Kam pasur oferta të tjera por i kam refuzuar. Prej 38 vjetësh e kam bërë trajenerin dhe doja ta provoja këtë eksperincë dhe po marr një performancë shumë të mirë dhe kjo më jep një kënaqësi.”– tha Reja.

Ndërsa në një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi dhe në një prononcim për mediat, Reja ka folur edhe për Napolin.

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete.”– tha ai.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kombetarja shqiptare redi reja kombetarja shqiptare redi reja

Sondazh

Poll