Aktualitet

Në kërkim për transport të paligjshëm emigrantësh, përfundon arratia e 44-vjeçarit, vihet në pranga në Sarandë

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim prej kohësh për tranportimin e paligjshëm të emigrantëve. Policia bën me dije se 44-vjeçari me inicialet E. R. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

28 Korrik 2024, 17:37 Nga N.F
Në kërkim për transport të paligjshëm emigrantësh,
Foto ilustruese

SARANDË- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim prej kohësh për tranportimin e paligjshëm të emigrantëve. Policia bën me dije se 44-vjeçari me inicialet E. R. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, Tepelenë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë 44-vjeçari ka braktisur automjetin e tij tip “Benz”, me të cilin transportonte 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Më tej bëhet me dije se ai u kërkonte emigrantëve  250 euro për person, nga Saranda drejt Malit të Zi për tu kaluar kufirin.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë një 44-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për aktivitet kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja e shtetasit E. R., 44 vjeç, banues në Gjirokastër. 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Ky shtetas dyshohet se në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, Tepelenë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ka braktisur automjetin e tij tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt pagesës prej 250 euro për person, nga Saranda drejt Malit të Zi, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në vijim të veprimeve shtetasi E. R. iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

arrestim transport emigrantesh kerkim

Sondazh

Poll