Sport

“Paris 2024”/ Shqipëria i nisi Lojërat Olimpike me qitësen Manjola Koninin, KOKSH "mashtron" me rezultatin!...

Shqipëria nisi prezantimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që në ditën e parë me Manjola Koninin, qitësen shqiptare, që mbylli garën e saj të parë në disiplinën e pistoletës me ajër 10 metra.

27 Korrik 2024, 17:28 Nga DOSJA

FRANCE - Sportistja shqiptare nuk arriti të kualifikohej dhe pati një rezultat jo të kënaqshëm, megjithëse, lajm më vete, përbën njoftimi në faqen zyrtare të KOKSH-it në rrjetet sociale ku shkruhet:

“Manjola Konini ka mbyllur garën e saj të parë në Paris, në disiplinën e Qitjes, 10m Air Pistol, duke u renditur në vendin e 43-të. Sportistja e Team Albania në garën e saj kualifikuese arriti të grumbullonte 549 pikë dhe la pas në renditjen sportistet e Greqisë dhe Egjiptit”.

Një njoftim që në fakt nuk bën sens, në stilin e propagandës së para viteve ’90, kur mjetet e informimit ishin të kufizuara në maksimum. Kjo, pasi nëse i hedh një sy faqes zyrtare të Olimpiadës, në rezultatet e kësaj gare vihet re se qitësja shqiptare me vendin e 43-të.

Në fakt ka dalë e fundit nga të gjithë garuesit, pasi sportistja greke nuk e ka përfunduar garën, ndërsa ajo egjiptiane nuk e ka nisur fare, pra thënë shqip qitësja shqiptare është renditur e fundit.

Natyrisht duke i uruar Koninit, më shumë fat e padyshim sukses në garën e saj të radhës, më 2 gusht, në disiplinën pistoletë 25 metra, nuk mund të anashkalohet tendenca absurde e faqes zyrtare të KOKSH-it në raportimin dhe vlerësimin e rezultatit.

“Paris 2024”/ Shqipëria i nisi Lojërat Olimpike me

“Paris 2024”/ Shqipëria i nisi Lojërat Olimpike me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll