Aktualitet

Posedonte kokainë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Fillimisht, policisë i është dukur automjeti me të cilin lëvizje 18-vjeçri, duke e ndaluar atë dhe duke i kryer kontroll mjeti.

27 Korrik 2024, 13:22 Nga E. D
Posedonte kokainë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali
fotot ilustruese

ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Bëhet me dije se i riu posedonte kokainë. Mediat italiane njoftojnë se ka qenë një kontroll rutinë ai që ndihmuar në zbulimin e lëndës narkotike. Fillimisht, policisë i është dukur automjeti me të cilin lëvizje 18-vjeçri, duke e ndaluar atë dhe duke i kryer kontroll mjeti.

Nga kontrolli rezultoi se i riu kishte në automjet një peshore precize dhe material të përshtatshëm për paketimin e lëndëve narkotike. Më pas policia ka kryer kontroll në banesën e 18-vjeccarit shqiptar, ku u gjet 1 kilogram kokainë e fshehur në një tavolinë në bodrumin e shtëpisë.

 

policia italiane shqiptar i arrestuar kokaine

Sondazh

Poll