Aktualitet

Sherr pas seancës në ambientet e gjykatës, disa të arrestuar në Elbasan

27 Korrik 2024, 12:46 Nga E. D
Sherr pas seancës në ambientet e gjykatës, disa të arrestuar
fotot ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga disa persona të moshës 46, 64, 47 vjeç dhe një 43-vjeçare, pasi janë përfshirë në një sherr. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe për dy persona të tjerë një 56-vjeçar dhe një 56-vjeçare, ku pas një seance gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit, me palë një çift bashkëshortësh të moshës 56 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht, shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqërimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit D. M., 46 vjeç, E. M., 64 vjeç, G. M., 47 dhe F. K., 43 vjeçe, si edhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. M., 56 vjeç dhe A. M., 56 vjeçe, pasi pas një seance Gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, me palë shtetasit B. K. dhe F. K. (bashkëshortë), këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqerimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll