Aktualitet

Nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur tek shkaktimi i aksidentit, procedohen katër persona në Elbasan

Gjithashtu u procedua edhe një 77-vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

27 Korrik 2024, 12:53 Nga E. D
Nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur tek shkaktimi i aksidentit,
fotot ilustruese

ELBASAN- Katër persona janë proceduar në Elbasan për vepra penale të ndryshme. Dy të parët u proceduan pasi njëri kishte goditur me sende të forta një 26-vjeçar, ndërsa tjetri kishte aksidentuar një të moshuar. Gjithashtu u procedua edhe një 77-vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa një 63-vjeçar u proceduar pasi kishte përplasur dy mjete. 

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Sh., 30 vjeç, pasi dyshohet se më datë 25.07.2024, ka goditur me sende të forta (gurë), shtetasin B. F., 26 vjeç, për motive të dobëta.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. D., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi në lagjen "Shënkoll", automjeti që kjo shtetase drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasin V. M., 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë;

-M. S., 77 vjeç, pasi në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur ështe përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 54 vjeç, duke shkaktuar dëme materiale;

-H. H., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", automjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me dy automjete me drejtues përkatësisht shtetasit Sh. V., 52 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Gj., 42 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve shtetasit H. H. dhe R. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll